restoran podgoricawine tours montenegrocheap rent a car montenegro
Shtyp

Kriporja e Ulqinit

Kriporja e Ulqinit- “ Bajo Sekuliq”

Kriporja e Ulqinit është sipërmarrja ma e vjeter në Ulqin. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 14,5 kilometra katrorë. Me sipërfaqe të saj, ajo është ndër dhjetë më të madhajat në Mesdhe. Fillimi i kripores është I lidhur me rregullimin e ujit të baltës se Zogajëve në vitin 1913,kur është cel kanali i Port Milenes. Bazenet  më të vjetra të kripores  janë ndërtuar  në vitin 1926-1934. Deri në mesin e shekullit të 20-të, kriporja është   rindërtuar gradualisht, por siperfaqa  ka marrë formen  në vitet e '80-ta, ku u shtua në 60% të territorit të saj, dhe tani ka 1.492 ha. Ajo është e rrethuar nga një kanal që derdhet në knetë, duke mos lejuar që uji të përzihet me ujin e kripores. Kanalet kullojn ujin në kanalin  e Port Milenës, dhe më pas në det. Sot ajo është atificiale, ekosistem i drejtuar nga vet dora e  njeriut, ku dihet sakt data e mbushjes se bazeneve me ujë deti, niveli i ujit në te dhe kripëshmëria tij. Kriporja është e ndarë me breg nga  deti Adriatik dhe plazhi i madh  si dhe me kanal me  lumin Buna. Kjo është një pjesë e rëndësishme e sistemit të liqenit të Shkodrës dhe të lumit Buna, me siperfaqe e  cila mbulon 1.000 km2. Siperfaqja e kripores  nën ujë të cekët  të kripur është 1,383 ha

 

(92.2 %),bigat,kanalet zënë 109 ha ( 7,8 %). Kriporja është në " sanduiç " me  vendet më të rëndësishme ornitologjik në Adriatik dhe më gjerë. Sipërfaqe  me rëndësi ndërkombëtare për zogjtë si: plazhi I madhë, ada Buna , liqeni I Shasit dhe Shkodrës .Kriporja e  Ulqinit  është një nga dhjetë më të mëdhajat  dhe një nga më të rejat  në Mesdhe. Gjithë siperfaqa është e mbuluar prej sedimenteve organike të lumit dhe rërës, si një komponent inorganik. Ndikimi i detit  dhe prodhimi aktual i kripës është bazë kryesore për   prodhimin e kripës. Në fund të bazenit të kripores  janë të vendosura në sasi të mëdha mbetjet e guacave  dhe kërmijve. . Zona më e rëndësishme dimërimi, vendpushim gjatë migrimit të shpendëve dhe fole në bregdetin lindor. Disa  nga gjërat e mrekullueshme të  mjedisit të kripores  janë : me pyje, keneta  të njelmëta, livadhe me lagështi dhe kullotave në anën e Malit të Zi, me më pak ndikim njerëzor. Akti i parë i mbrojtjes së kripores  u miratua në vitin 1984, kur vendimi i këshillit të punonjësve ndalon   gjuetin. Disa vjet më vonë, kriporja  u bë zona e parë me rëndësi ndërkombëtare për zogjtë në Mal të Zi, dhe pastaj Emerald strehimi i konventës së Bernit. Kriporja  së shpejti do të jet  në listën Ramsar, si këneta  me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht si vendstrehimi i  shpendëve. Si dhe parku i parë privat natyror  në Mal të Zi.